Information in Albanian language

Versioni Anglisht ose Kroatisht.


Çka është e-Student Shërbimi?

e-Študentski Servis (e-Student Shërbimi) është agjension për punësim që ndërmjetëson në punësim të përkohshëm dheafat shkurtër për studentët e shkollës së lartë dhe të universitetit.

Ju mund të punoni përmes Student Shërbimit nëse keni statusin e studentit në Slloveni (nëse jeni shtetas i huaj dhe studioni në Slloveni) apo nëse jeni duke zhvilluar praktikën apo studimet si pjesë e programeve të shkëmbimit ndërkombëtar në Slloveni.

PËR REGJISTRIM NË e-Student Shërbimin ju nevojitet:

  • dokumenti i identitetit (pasaport apoID),
  • numri i llogarisë bankare,
  • numri slloven i ID-së tatimore (lëshuar nga cilado zyre e administratës tatimore kudo në Slloveni),
  • çertifikata e pranimit në institucionin arsimor slloven; nëse jeni pjesë e programit për shkëmbim të studentëve, ju nevojitet kartela ndërkomëbtare e studentit (lëshuar nga ŠOU Ljubljana, Pivovarniška6, 1000Ljubljana) dhe çertifikata Erasmus apoIAESTE,
  • të huajt dhe jo – rezidentët duhet të plotësojnë një deklaratë për jo-rezidentët dhe të dorëzojnë fakte eventuale apo çertifikata.

Puna bazohet në format e referimit të punës, të cilat i merrni në zyret tona para se të filloni punën. Për të lëshuar referimin studentor na nevojitet: emri zyrtar i kompanisë dhe tipi i punës që do të bëni.

Pasi që përfundon punapunëdhënësi juaj kthen referimin e plotësuar, të vulosur dhe të nënshkruar. Juve do të ju transferohen të gjitha të hyrat pa vonesë në momentin kur kompania paguan fakturën. Për kompanitë me rangim të mirë të poenave, ne ju paguajmë edhe paraprakisht, para se të paguaj kompania fakturën.

Në rast se studenti është paguar 4.89 EUR për orë, 4.13 EUR janë transferuar në llogarinë e tyre aktuale(vlera neto), dallimi prej 0.76 EUR do të zbritet si kontribut për pension dhe sigurim të paaftësimit.

Të gjitha informatat lidhur me vendet e lira të punës me detajet e kontaktit të punëdhënësve potencial janë të disponueshme në aplikacionin në internet të quajtur e-office. E-office është zyra juaj personale në internet ku ka qasje përmes www.studentski-servis.com në çdo kohë dhe nga kudo.

E-OFICE / SHËRBIMI ELEKTRONIK

Ju mund të hyni në e-office»e-poslovalnica në www.studentski-servis.com, ku mund të kyçeni me emrin tuaj të përdoruesit (e-mail)dhe çelësi, që ju dërgohet në adresën tuaj elektronike, kur ju të regjistroheni në shërbimin tonë për punësim të studentëve.

Përmes e-office ju mund të:

  • porositni referimin studentor,
  • kontrolloni depozitat,
  • kërkoni pozita të lira ...

STATUSI I JO-REZIDENTËVE NË REPUBLIKËN E SLLOVENISË

Jo-rezidentëve në Republikën e Sllovenisë ju bëhet zbritje prej22.5%nga çdo depozit me qëllim të parapagimit të tatimit në të hyra. Në rast se ka marrëveshje të nënshkruar për anashkalimin e tatimit të dyfishtë me vendin tuaj të origjinës, parapagimi mund të ri-kthehet. Për të shikuar më shumë informata se cilat vende përfshihen në këtë rregull, preferohet që të drejtoheni tek zyra administrative e tatimeve.

Lidhur me ri-kthimin e tatimeve ju nevojitet (jo-rezidentët):

  • çertifikata e regjistrimit,
  • evidencë që jeni rezidentë në vendin e origjinës (merret në vendin tuaj),
  • KIDO12 (shtypur në zyrat ee-Študentski Servis pas depozitit që bëhet në llogarinë tuaj bankare).

Këto tri dokumente duhet të merren /dërgohen në Administratën Tatimor të Republikës së Sllovenisë, të cilat pastaj, pas vlerësimit të aplikacionit, ri-kthejnë fondet në llogarinë tuaj bankare. Parapagimi i tatimeve nuk kthehet për jo-rezidentët, të cilët janë pranuar në fakultet pas moshës 26 vjeçare.

STATUSI I REZIDENTËVE NË REPUBLIKËN E SLLOVENISË

Zyra e Administratës Tatimore lëshon urdhër në rastin kur jeni rezident në Republikën e Sllovenisë apo nuk bazohet në Determinimin e Statusit të Rezidencës.

Në rast se forma pranohet dhe ju jeni rezident në Republikën e Sllovenisë, ju sjellni formën për tek e-Študentski Servis.

Si našel-a iskano informacijo?

X